Gratë shtatzëna vazhdojnë ti shfrytëzojnë masat të sjella nga Qeveria, prej më 23 shtator kthehen punonjësit të cilët e shfrytëzonin masën për pushim të vazhduar të lindjes

Qeveria e informon opinionin se në mbledhjen  e djeshme 4-të në bazë të konkluzioneve të Shtabit kryesor koordinues të krizës solli vendime adekuate mes të cilave edhe kthimi në punë dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të punës për personat e punësuar, të cilët janë të liruar nga puna në bazë të shfrytëzimit të pushimit të vazhduar të lindjes, duke filluar nga 23.09.2020 (e mërkurë), duke pasur parasysh se shfuqizohet mundësia për shfrytëzimin e kësaj mase për pushimin e vazhduar të lindjes.

Marketing

Punonjësit e tjerë të cilët për momentin kanë mungesë të arsyetuar nga puna për shkak të shfrytëzimit të pushimit të rregullt të lindjes, të njëjtat të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e rregullt të detyrave të punës pas përfundimit të pushimit të lindjes.

Paraprakisht, Qeveria i miratoi propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë që gratë shtatzëna të vazhdojnë të shfrytëzojnë masat e miratuara nga ana e Qeverisë dhe ato lirohen nga vajtja në punë.

Një prej vendimeve të Qeverisë ka të bëjë edhe me kthimin në vendet e punës të personave të punësuar që janë të liruar nga puna në bazë të listës së vërtetuar me sëmundje kronike edhe atë prej datës 23 shtator (e mërkurë). Të përjashtuar janë  vetëm personat  (pacientët) te të cilët sëmundja është në fazë të rëndimit (përkeqësimit) dhe për ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me mendim nga mjeku specialist, në bazë të cilit këta persona do të vazhdojnë të shfrytëzojnë pushim.