GRECO: Maqedonia ka zbatuar vetëm gjashtë nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit

GRECO, organi për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, në raportin e tij të fundit për Maqedoninë vlerëson se “nuk ka progres të dukshëm” në këtë sferë.
Ky organ konsideron se rezultatet në Maqedoni janë “dukshëm dëshpërues” dhe ju bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa konkrete në aspektin e rekomandimeve të dhëna para katër vite e gjysmë.

Marketing

Vetëm gjashtë nga nëntëmbëdhjetë rekomandime janë zbatuar, thekson Këshilli i Evropës.

“Lidhur me deputetët, asnjë nga rekomandimet nuk është implementuar as pjesërisht, përveç kodeksit për deputetët. Sa i përket gjykatës dhe prokurorisë, raporti konstaton se vendi ka bërë progres të kufizuar”, qëndron në kumtesë.

GRECO, mes tjerash thekson miratimin e amendamenteve për ligjin për Këshillin gjyqësor. Ky trup thekson edhe konstroverset lidhur me Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe mungesës së progresit në deklaratat për prona dhe interese.

“GRECO konkludon se niveli i ulët i harmonizimit me rekomandimet është ‘pakënaqësi globale’ dhe kërkon nga shefi i delegacionit për Maqedoninë të prezantojë raport të ri për progresin në implementimin e rekomandimeve sa më shpejtë të jetë e mundur, më së voni deri 30 qershor të vitit 2019.

Marketing