Grenell sonte në Prishtinë, takohet me Thaçin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell.Takimi do të mbahet sonte në orën 19:30 në një nga restaurantet e Prishtinës.

Marketing

“Sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Emisari Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

Ndryshe, vizita e Grenell në Kosovë vjen pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.