Grenell: Nuk e mbështesim Kurtin për heqjen e pjesërishme të taksës

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Marketing

”Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesërishme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, thotë ai.