Greqi, Padi kundër marrëveshjes Shkup-Athinë për emrin e ri të Maqedonisë

Një grup organizatash në Greqi, të përbërë nga kundërshtarët e marrëveshjes Athinë-Shkup mbi emrin e ri të Maqedonisë, tha se kishte ngritur një padi duke kërkuar që marrëveshja të shpallet jokushtetuese.

Marketing

Grupi i organizatave thotë se i është apeluar Gjykatës Supreme të Greqisë që të anulojë marrëveshjen, prej së cilës u ra dakord që Maqedonia ta ndryshojë emrin e saj në “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Ata e quajnë marrëveshjen një “makth”, raporton AP.

Grupi pohon se marrëveshja paraprake, e cila u negociua nga kryeministrat e të dy vendeve, duhet të ratifikohet nga parlamenti grek përpara se të nënshkruhet nga krerët e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë.

Ata gjithashtu argumentojnë se marrëveshja mund të çojë në ndryshime të kufijvë veriorë të Greqisë dhe të shkaktojë “dëm të pariparueshëm për kombin grek”, duke theksuar se qytetarët duhet të deklarohen më parë në referendum mbi marrëveshjen.

Sipas një sondazhi të kryer nga Agjencia Puls, gjashtë nga dhjetë të anketuarit kanë një qëndrim negativ ndaj marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë, njoftoi media greke.

Sondazhi gjithashtu tregoi se Demokracia e Re konservatore e kishte rritur avantazhin e saj ndaj Syriza-s së majtë me 12.5 për qind, mu prej marrëveshjes.

Sipas rezultateve të sondazhit, nëse do të mbaheshin zgjedhjet tani, Demokracia e Re do të fitonte 34 përqind të votave dhe Syriza 21.5 përqind.