Greqi, Petsas: E domosdoshme të mos lehtësohen masat mbrojtëse gjatë Krishtlindjes

Situata epidemiologjike në Europë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar, tha sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Marketing

“Në çdo rast, është e domosdoshme në nivel kombëtar që të mos ketë lehtësim të masave mbrojëse kundër COVID-19 gjatë pushimeve të Krishtlindjeve”, theksoi ai.

Zëdhënësi sqaroi se të dhënat epidemiologjike në Greqi po lëvizin ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në drejtimin e dëshiruar.

Pavarësisht kësaj, Petsas paralajmëroi se, në nivel lokal, duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike situata në Kozani dhe në zonat e Atikës Perëndimore është shqetësuese.

Marketing