Greqi/ Tjetër krim në familje, burri vret gruan në lokal

Një tjetër krim në familje ka ndodhur paraditen e sotme në Greqi. Një 54-vjeçar ka ekzekutuar me 8 plumba bashkëshorten e tij 43-vjeçe.

Marketing

Gruaja u vra rreth orës 10:30 brenda një lokali në Sotiritsa ku ajo punonte.

“Hajdeni se vrava gruan”, dyshohet se autori i ka thënë policisë, sipas informacioneve, por ka edhe dëshmi që thonë se vrasësi ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga klientët e tavernës, Zougla.

Gruaja nga Sotiritsa dhe jetonte në Athinë me burrin e saj. Kohët e fundit ajo ishte kthyer për të punuar në tavernën e vëllait të saj, kur ai ishte i sëmurë. Burri i saj kishte qëndruar në Athinë dhe shkoi sot në Sotiritsa për ta vrarë.

Mësohet se 43-vjeçarja i ka kërkuar divorcin burrit të saj, i cili dyshonte se ajo e tradhtonte, gjë e cila bëri që ky i fundit të kryente krimin e rëndë.

Kujtojmë se para disa ditësh ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë në Athinë, ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare.