Greqi, turistë nga Maqedonia nuk kanë kërkuar ndihmë

Qytetarë të Maqedonisë të cilët udhëtojnë në Greqi për pushime verore deri tani nuk kanë kërkuar ndihmë dhe nuk kanë raportuar dëme pas motit të keq, i cili dje e kaploi gadishullin Halkidiki. Nuk ka paraqitje as edhe për objekte të vërshuara në të cilat janë strehuar turistët, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Marketing

Sipas informacioneve të cilat i kanë marrë në MPJ nga organet e policisë së Greqisë, nuk ka raste të paraqitura për shtetas të dëmtuar nga Maqedonia në motin e keq, i cili e kaploi Greqinë. Nga MPJ thonë se edhe te shërbimet kompetente policore të “Halkidikit” nuk ishin raportuar raste të tilla dhe se informacionet janë konfirmuar edhe nga disa operatorë turistikë të pranishëm në rajonin, të cilin e mbulon Konsulli i përgjithshëm i Selanikut.

Nëse kanë problem me motin e keq në Greqi, rekomandojnë nga MPJ, qytetarët nga Maqedonia mund ta kontaktojnë Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë në Selanik në numrin e telefonit: 00306987200410.

Nga agjencitë turistike të cilat i kontaktoi MIA informojnë se nuk anulohen aranzhmanet dhe se nuk kanë lajmërime për vërshime më të mëdha të vilave dhe apartamenteve, në të cilat janë strehuar turistët, përveç se në disa pjesë të krahut të dytë nuk ka pasur rrymë.

Nuk ka lajmërime as edhe për automjete të dëmtuara. Nga kompanitë e sigurimit thonë se ende është herët për këtë, sepse lajmërimi bëhet me procesverbal policor nga vendngjarja.

Në rrjetet sociale, turistë të cilët për momentin gjenden në udhëtim në Greqi për çdo ditë publikojë incizime me rrugë dhe automjete të vërshuara. Më të prekura nga moti i keq i mbrëmshëm janë Nikiti dhe Matamorfoza në krahun e dytë.

Korrespodenti i MIA-s nga Athina lajmëron se më së shumti probleme ka në Sitoni ku janë vërshuar shtëpi dhe objekte tjera. Në Nikiti janë vërshuar rrugët gjë që shkaktoi probleme në komunikacion. Lumi Agios Nikollaos ka dalë nga shtrati i tij. Janë evakuuar mysafir nga disa hotele, ndërsa dhjetëra automobil janë dëmtuar.