Greqi, votuesit e kënaqur nga mundësia e votimit

Qetë dhe pa pengesa po zhvillohet votimi në Zyrën për Lidhje të Republikës së Maqedonisë në Athinë, ku janë të regjistruar 15 persona, ndërsa të drejtën e votës deri në orën 15 e realizuan 80 për qind të votuesve.

Marketing

Korrespodentja e MIA-s nga Athina nga hapja e vendvotimit e ndjek votimin në kryeqytetin grek dhe kishte mundësi të bisedojë me katër shtetas të Maqedonisë, të cilët të drejtën votës në referendum e realizuan në ambasadën tonë në Athinë. Të gjithë thonë se janë të kënaqur që u jepet mundësi të votojnë në Athinë.

Irina tashmë një kohë të gjatë jeton në Athinë dhe thotë se votimi në ambasadë ishte lehtësues për të, sepse ishte e vendosur të votojë në referendum, madje po të ishte nevoja do të udhëtonte në Shkup.

Me qëndrim të ngjashëm dhe vendosmëri që të votojë në Maqedoni, në rast të pamundësisë për të votuar në Greqi, shpreh edhe Zorka Zaeva në bisedë me korrespodenten e MIA-s nga Athina.

Një vajzë e re nga Maqedonia, pak kohë pasi votoi, për MIA-n tha se me hapjen e vendvotimit në Athinë i është dhënë mundësia që ta përmbushë detyrimin e saj qytetar.

Me dy fëmijë të vegjël të moshës së njëjtë, shtetasja maqedonase, Marija, thotë se gati ishte e pamundur që të votojë në Shkup, në rast se nuk hapej vendvotimi në Zyrën për Lidhje.

Deri në orën 15 sipas kohës lokale, në vendvotimin numër 5014 në Athinë dalja në votim ishte 80 për qind, gjegjësisht votuan 12 nga 15 shtetasit e paraqitur të Maqedonisë.
Siç lajmëron korrespodentja e MIA-s nga Athina, votimi në Zyrën e Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë në Athinë filloi në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa vendvotimi mbyllet në orën 19.

Në Selanik, nuk do të ketë votim për shkak të mospërmbushjes së kuotës prej 10 personave të paraqitur për hapjen e vendvotimit.
Votat do të numërohen sot, menjëherë pas mbylljes së vendvotimit.

Kjo është hera e dyte që të realizohet votim në Zyrën e Lidhjeve. Për herë të parë shtetasit e Maqedonisë, të cilët jetojnë në Athinë, votuan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 kur ishin lajmëruar 18 persona.

Marketing