Vazhdojnë ta quajnë “hero” në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat speciale RENEA në Shqipëri, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat.

E teksa etiketimi s’përbën aspak problem, duket se çmenduritë nuk kanë të ndalur në radhët e grekëve për Kaçifas. Kështu media greke “iefimerida.gr” shkruan se në Greqi do të ngrihet një bust për Kacifasin që ju vërsul me armë policisë shqiptare.

Idenë e ka hedhur kryebashkiaku i qytetit Argo, Dimitris Kaboçon, i cili i ka propozuar këshillit bashkiak që të miratojnë një vendim për ngritjen e bustit të Kostandios Kaçifas.

“Kjo është një gjë e mirë për historinë tonë moderne”, është shprehur kryebashkiaku gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, i cili ka kritikuar opozitën që votoi kundër./tch/