Greqia mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës

Greqia mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës, publikoi mbrëmë MPJ-ja greke, menjëherë pas përfundimit të votimit në referendumin në Maqedoni për Marrëveshjen.
Sipas vlerësimit të tyre, rezultatet e referendumit janë kontradiktore, sepse një pjesë e madhe e shoqërisë e mbështet marrëveshjen, një pjesë tjetër e shikon me skepticizëm. Greqia, siç theksohet, e respekton zgjedhjen e qytetarëve të vendit fqinj.

Marketing

Shtojnë se sipas tyre, klima e nacionalizimit dhe dyshimi, lajmet e përditshme të rreme dhe fantazimi, nuk kanë lejuar të bëhet vlerësim i kthjelltë i përfitimeve të mëdha nga marrëveshja dhe e pengojnë mirëkuptimin e ndërsjellë mes popujve.

“Për hapat e ardhshëm duhet seriozitet nga të gjitha palët, ë mënyrë të pavarur, që të sigurohet dinamikë pozitive e Marrëveshjes së Prespës”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, në kumtesën për rezultatet e referendumit.
Kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë pasur bisedë telefonike pas përfundimit të votimit, citon Agjencia Greke e Lajmeve ANA – MPA. Cipras e mbështet Zaevin për “vendosmërinë dhe guximin që të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes”.