Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve serbë

Greqi ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë. Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“I paralajmërojmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi”, i tha Daçiq agjencisë Tanjug.

Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi.

Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik, njoftoi agjencia ANA.

Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë.

Numri i personave të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi.

Në të dhënat e fundit të publikuara të d

Marketing