Qeveria greke ka vendosur të shtyjë bllokimin në rajonin e Atikës. Këtë e njoftoi zv.ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, teksa tha se situata vijon të mbetet kritike. Sipas tij, mbyllja totale për më shumë se një muaj nuk solli uljen e numrit të të infektuarve me COVID.

Në zonën e kuqe janë zonat e Selanikut, Chalkidiki, Rethimno, Thasu, Thiveon, Kalimnos, Evia, Arkadia. Nga sot “të kuqe” janë dhe periferitë e Thesprotia, Igumenica, Arta, Siros, Iraklio, Korinthi, Samos, Dhidhimotiho dhe Amfilohia.

“Ne kërkojmë nga banorët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të qëndrueshëm në vëzhgimin e masave. Bashkëpunimi i të gjithëve është i nevojshëm në mënyrë që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm të ngarkesës virale dhe të mos ketë nevojë për të marrë masa shtesë”, tha Hardalias.