Greqia të hënën do të dorëzojë letra deri te BE-ja dhe NATO

Të dielën do të nënshkruhen nga shefi i diplomacisë greke, ndërsa të hënën në mëngjes do të dërgohen letrat deri te BE-ja dhe NATO, se Greqia nuk do të kundërshtojë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë. Këtë e zbuloi vetë Nikos Koxias, duke folur para gazetarëve në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri në ishullin grek Rodos.

Marketing

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, tha se të premten e kaluar, para nënshkrimit të marrëveshjes, pa qenë i obliguar, ka dërguar letër deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në të cilën e njofton dhe i vendos parakushtet me të cilat duhet të lidhet ftesa për anëtarësim, gjegjësisht ato kushte që i parashikon vetë marrëveshja.

Lidhur me letrat e reja, Koxias konfirmoi se e ka marrë notën nga MPJ-ja e Maqedonisë se marrëveshja është ratifikuar, ndërsa të hënën Greqia do ta përmbushë pjesën e saj të obligimeve.

“Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thonë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara”, tha Koxias dhe shpjegoi se që të ketë progres “nevojitet marrëveshje pozitive e Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa atje ekzistojnë vështirësi”, për shkak se, siç tha, ka vende që kundërshtojnë në këtë moment të jepet datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

“Nuk do të jetë mirë që të ndodhë një gjë e tillë”, komentoi shefi i diplomacisë greke dhe shpjegoi se zgjerimi i BE-së me Maqedoninë dhe Greqinë do të shqyrtohet të hënën në mëngjes.

Nikos Koxias i përmend edhe vendet të cilat ishin kundër integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE, dhe tha se “ndërkohë, tre nga pesë vende, gjegjësisht Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania u larguan nga ky grup, tanimë nuk kanë kundërshtime të fuqishme, por mbeten Holanda dhe Franca”.

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen dhe se nëse krijon probleme, Koxias përgjigjet negativisht se shpjegon se “do të ketë votim të dytë në Kuvendin e Maqedonisë Veriore”.

“Gjithsesi, në bazë të Kushtetutës së tyre, Ivanov duhet ta ratifikojë. Dyshoj se ndoshta do ta ndjekë të njëjtën praktikë, siç bëri me gjuhën shqipe, kur as herën e dytë, nuk e ratifikoi ligjin, ilegalisht. Dyshoj se ndoshta e ndjekë të njëjtë praktikë, të mos del nga Maqedonia Veriore, për shkak se sapo doli, zëvendësimi i tij është kryetari i Kuvendit dhe në këtë mënyrë kryetari i Kuvend mund ta nënshkruajë. Supozoj se e gjithë kjo situatë përfundon me referendum. Nëse ka referendum, ndërsa do të ketë rezultat pozitiv, atëherë Ivanov do të përfundojë me këtë sjellje”, tha Koxias në konferencën për shtyp në Rodos.

Marketing