Këngëtarja e njohur, Greta Koçi vjen me imazhe të reja edhe këtë herë.

Ato i ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet e veshur me fustanin ngjyrë vjollce kombinuar me syzet e balluket, si stil i ri i flokëve.

Këngëtarja shqiptare shpesh mbetet në qendër të kritikave duke aluduar në operacione plastike, por që asnjëherë ajo nuk ka folur rreth tyre.