Greta Thunberg refuzon shpërblimin monetar: “Lëvizjes klimatike nuk i duhen çmime”

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg refuzoi të pranonte një çmim për mjedisin që vinte me shpërblim monetar, duke thënë se lëvizja klimatike ka nevojë që njerëzit e veshur me pushtet të dëgjojnë zërin e saj, e nuk i duhen çmimet.
Greta, e cila ka mobilizuar milionë vetë me lëvizjen “Premtimet për Ardhmërinë”, u nderua në një ceremoni të Stokholmit të mbajtur nga Këshilli Nordik, një organ rajonal për bashkëpunimin ndër-parlamentar.
Gjimnazistja ishte nominuar si nga Suedia, ashtu edhe nga Norvegjia për përpjekjet e saj në mbrojtje të mjedisit. Megjithatë, një përfaqësues i saj tha se vajza nuk ka ndërmend ta pranojë çmimin që shkon në gati 52 mijë dollarë. Vetë Greta, ndërsa e falenderoi këshillin Nordik për nderim e jashtëzakonshëm që i bëri, nuk la pa i kritikuar vendet e atij rajoni duke thënë se nuk janë ngritur në nivelin e “reputacionit të tyre të jashtëzakonshëm” përsa i takon çështjeve të klimës.
“Fjalë të bukura ka shumë”, u shpreh aktivistja, “por kur vjen puna tek emetimet dhe dëmi ekologjik për person, ajo është krejt tjetër histori”.

Marketing
Marketing