Blerjet e reja, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Neto i kanë nisur të hënën përgatitjet me Barcelonën për sezonin e ardhshëm dhe kanë pozuar të lumtur dhe më buzëqeshje në fytyrë.

Skuadra e Ernesto Valverdes u rikthye në stërvitje në qendrën stërvitore në Joan Gamper ku i mirëpriti edhe ardhjet e reja, transmeton Gazeta Express.

Griezmanni u shfaq në fushë me bashkatdhetarët e vet Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo, Rafinha, Malcom, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto and Carles Alena ishin lojtarët e ekipit të parë të përfshirë në stërvitje, derisa të rinjtë Inaki Pena, Oriol Busquets, Alex Collado, Riqui Puig and Carles Perez u stërviten me ekipin e parë po ashtu.