Griezmann, presidentit të Barcelonës: Faleminderit që më keni dhënë një tjetër mundësi

Griezmann është prezantuar në “Camp Nou”, ai do ta veshë fanellën me numrin 17.

Marketing

Antoine Griezmann ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi 28-vjeçar tashmë është prezantuar në “Camp Nou”. Zyrtarisht, francezi do ta veshë fanellën me numrin 17 sezonin 2019/20.

Francezi është i lumtur që Barcelona i ka dhënë një tjetër mundësi, pasi i refuzoi katalunasit në qershor të vitit 2018.
“Fillimisht dua të falënderoj Real Sociedadin, presidentin që më ka dhënë kontratën e parë profesionale. Po ashtu Atleticon, El Cholon, që më kanë ndihmuar që bëhem kampion bote. Ty president, gjithë drejtorëve të Barcelonës që më keni dhënë një tjetër mundësi. Vij këtu i motivuar dhe i gatshëm për gjithçka”, u shpreh ai.

Marketing