Griezmann zbulon një detaj shokues në lidhje me Messin

Antoine Griezmann e ka pranuar se e ka të vështirë të flasë me Lionel Messin që kur u bashkua me Barcelonën këtë verë.

Marketing

Dyshja nuk kanë pasur ndonjë kombinim në fushë deri më tani, edhe pse Messi mezi ka luajtur për shkak të lëndimit.

“Në fund të fundit, ai nuk është dikush që flet shumë, as unë nuk jam, kështu që është e vështirë për ne të flasim”, i tha Griezmann shtypit përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Inter.

“Unë i kam sjellë atij disa shokë, kështu që ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Ne duhet të mësojmë se si të lidhemi, të përmirësohemi. Unë jam këtu për të ndihmuar”, tha francezi.