Gripi sezonal në Tetovë, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë

Rritet numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Tetovë.

Marketing

Simptomat më të shpeshta që ankohen pacientët, janë ato të gripit sezonal, me dhimbje fyti, temperatura të larta si dhe të alergjive, këtë e konfirmojnë të dhënat e mjekëve të shtëpisë së shëndetit në Tetovë ku theksojnë se, temperaturat dhe ndryshimet që ndodhin brenda një kohe të shkurtër këto ditë ndikojnë tekë pacientet me sëmundje kronike dhe ato me sëmundje alergjike.

“Kohët e fundit kemi rritje të numrit të pacientëve,veçanërisht orarin e natës. Ndërrimi e natës ka shumë kërkesë të madhe nga pacientët të cilët ankohen nga simptomat, dhimbje të fytit, temperatura të larta zërje të hundëve, plogështi dhe lodhje. Kohët e fundit ka edhe rritje të thirrjeve posaçërisht me sëmundje kronike, pleqve moshës më të vjetër, ka rritje edhe të atyre pacientëve”, shprehet kryeshefi i ndimës së shpejt në Tetovë, Afrim Aliu.

Mjekët apelojnë tekë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve të pranverës ,ku temperatura janë të ndryshme, si me veshjen po ashtu edhe me daljen në natyrë .

“Ushqimi, veshja dalja e pa nevojshme në këto kushte i ka ato të vetat. Tek mosha më e vjetër në rregull duhet të jetë terapia adekuate kronike të pinë në rregull tableta, dhe të konsultohen për çdo rast me mjekun amë”, thekson Aliu.