Nga partia Opsioni Qytetar për Maqedoninë “GROM”, ku kryetar është Stevçe Jakimovski distancohen nga kryetari i partisë së tyre lidhur me ofendimin që ua bëri gazetarëve kur u paraqitë dje në Gjykatë.

Gjithashtu nga kjo parti thonë se ky është qëndrim personal i Jakimovskit dhe distancohen nga ofendimet e tij, dhe shtojnë se këto ofendime kanë qenë personale të Jakimovskit drejtuara drejt një shtëpi televizive dhe jo kundër të gjithë gazetarëve.