“Gruaja më e bukur në botë” rezulton pozitive për koronavirus

Aktorja ikonike e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, testuan pozitive për koronavirus pas lajmeve se burri dhe vjehrri i Aishwarya ishin shtruar në spital me virusin.

Marketing

Rai Bachchan, dikur e quajtur “Gruaja më e bukur në botë” dhe fituese e Miss World në vitin 1994, u martua në familjen më të famshme të Bollywood-it me aktorin Abhishek Bachchan në vitin 2007.

Ai njoftoi përmes llogarisë së tij të verifikuar në Twitter të dielën se gruaja e tij dhe vajza e tyre tetë vjeçare kanë koronavirus.

Marketing