Gruaja më e vogël në Maqedoni është e gjatë një metër dhe ka një ëndërr

Slavica Dimovska me gjatësi vetëm një metër, është gruaja më e vogël në Maqedoni. Ajo jeton në komunën e Çashkës dhe është 61 vjeçare. Dosie.mk e vizitoi për herë të dytë.

Marketing

Ajo po lufton me sfidat e mëdha që ka si një person me aftësi të kufizuara. Më së shumti ka mall për nënën që i vdiq kur ishte 13 vjeçare.

Më pas u rrah dhe u largua nga familja e saj. Jeton me 4000 denarë, por vështirë se mbijeton. Shtëpia i është shkatërruar dhe nuk është pronë e saj, por së paku ka një çati mbi kokë.

I ka vdekur burri dhe tani jeton e vetme. Dëshira e vetme është të blej një bojler për të bërë një banjë si njeri.

Marketing