Gruaja që i fotografoi katër anëtarët e familjes mbretërore fiton 44 mijë euro për një vit

Kur familja mbretërore e Britanisë së Madhe e vizitoi Sandringhamin vitin e kaluar, si pjesë e traditës për Krishtlindje, një grumbull i madh i fotografëve profesionistë ishin duke pritur që t’i fotografonin ata. Përderisa të gjithë po mundoheshin që ta bënin një fotografi sa më të mirë, një grua arriti ta bënte një fotografi që ishte aq unike saqë i solli të ardhura prej 44 mijë eurosh vetëm gjatë vitit të kaluar.

Marketing

“Kjo fotografi e familjes mbretërore ishte njësoj si ta fitoj lotarinë. Ndryshimi më i madh ishte se mund të shkoja për të blerë pa u brengosur për sasinë e të hollave që kam në bankë”, thotë Karen Anvil. Në atë kohë, gruaja po punonte në dy vende në mënyrë që ta financonte shkollimin e vajzës së saj. Ajo dhe vajza e saj kishin shumë dëshirë që ta shihnin Dukën dhe Dukeshën e Suseksit.

Fotografia e saj kishte marrë vlerësime të shumta pozitive në rrjetet sociale saqë shumë persona e këshilluan atë që ta angazhonte një agjent. Që nga viti i kaluar, kjo fotografi është shitur në të paktën 50 shtete, është shfaqur në shumë publikime dhe televizone në mbarë botën. Shkathtësia e saj për të bërë fotografi tash i ka siguruar asaj të ardhura të majme, shkruan “Independent”.

Marketing