Gruaja qëllon me këpucë të ftuarin, ndërpritet emisioni (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi në një studio televizive në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Marketing

Zënkat e studiove janë ato të cilat tërheqin mjaft vëmendje në rrjetet sociale duke u bërë kështu më të pëlqyerat dhe më të klikueshmet edhe prej interesit por edhe situatës komike që shkaktojnë.

Një e tillë, që po bën xhiron e rrjetit, ka ndodhur në ATV në Turqi ku nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e së bijës.

Mësohet se pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

Marketing