Grubi: Ali Ahmeti dhe BDI janë fituesit e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, deklaroi sonte se partia dhe udhëheqësi i saj Ali Ahmeti janë fitues në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore dhe se “asgjë nuk do të arrihej pa ata”.

Marketing

“Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryetarin e Parlamentit, Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën kryeministrin, ndërsa Ali Ahmeti dhe BDI zgjodhën presidentin e shtetit. Pa Ali Ahmetin dhe BDI-në, asgjë nuk do të arrihej, “shkruan Grubi në Facebook.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, tashmë kanë përgëzuar për fitore Stevo Pendarovskin.

Më herët, kreu i selisë elektorale të BDI-së, Izet Mexhiti tha se shqiptarët siguruan 90,000 vota për Pendarovskin.

Marketing