GRUBI: Ali Ahmeti është iniciator i ndihmesës financiare për procesin e kredibilitetit të UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka thënë se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është iniciator i ndihmesës financiare për procesin e kredibilitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Gjykatës Speciale në Hagë, informon GAZETA.MK

Marketing

“Kryetari Ali Ahmeti këtë gjë e ka përmendur disa herë me radhë dhe ai është iniciator dhe mbështet i tërësishëm i këtij procesi për arsye se duhet të solidarizohemi të gjithë bashkë me atë fond, në ndihmë të përfaqësuesve të lartë të UÇK-së të cilët gjinden atje. E dini, këta burra të cilët tashmë janë në Hagë në vitin 1998 por edhe para kësaj periudhe bashkë me shumë shokë të tyre ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, ndërsa tash po sakrifikojnë lirinë e tyre për shtetësinë e Kosovës dhe ne duhet të sakrifikojmë për të mbështetur ata”, u shpreh Grubi.

Marketing