Grubi: Apollon Tech Parku në UT punë e shkëlqyer e rektorit dhe e familjes Ferati

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot bashkë me kryetarin Ali Ahmeti morën pjesë në lëshimin në përdorim të Tech Parkut Apollon brenda Universitetit të Tetovës.

Marketing

Sipas grubit Tech Parku Apollon do t’ju shërbejë studentëve të programeve studimore të shkencave kompjuterike dhe ekonomisë – biznesit që të zgjerojnë horizontin e tyre të dijes dhe të zhvillojnë më shumë aftësitë praktike përmes përdorimit të infrastrukturës bashkëkohore teknologjike.

Grubi me këtë rast ka përgëzuar stafin akademik të Universitetit për qasjen inovative të funksionimit në shërbim të studentëve.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi, funksionimi i këtij parku teknologjik do të stimulojë kreativitetin dhe inovacionin tek studentët tanë duke ju ofruar mundësinë që të punojnë drejtpërdrejtë në projekte konkrete të kompanive të ndryshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në treg dhe zhvillim gjatë studimeve të tyre.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/358107722345419

Marketing