Grubi: BDI përshëndet dorëheqjen e zv/ministrit Musa

ekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se në emër të partisë ai e përshëndes vendimin e sotëm të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Asim Musa të tërhiqet nga pozita e zv/ministrit.Duke u përgjigjur në pyetjen nëse i beson zëvendësministrit të Shëndetësisë se nuk është fajtor dhe se video e publikuar paraqet një kurth kundër tij, Grubi tha se ajo çështje tashmë ka përfunduar.

Marketing

“Me vetë tërheqjen e tij, edhe për ne edhe për institucionet tashmë është zgjidhur ai rast dhe shpresoj se ai vetë do të arrijë ta heqë atë njollë nga karriera e vet, me rrjedhën e mëtutjeshme të aktiviteteve të tij”, tha Grubi.

Marketing