Grubi: BDI propozoi ligj për veting

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, njoftoi që kjo parti më në fund e ka dorëzuar ligjin e shumëpërfolur për veting në procedure parlamentare.

Marketing

Ligji parasheh themelimin e Agjencisë e cila do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve.

“VETING PËR TË GJITHË – EDHE NJË NISMË E MADHE
Sot në Kuvend, Bashkimi Demokratik për Integrim dorëzoi propozim ligjin për VETING për politikan, bartës të funksioneve publike, gjykatës dhe prokuror. ” shkruan Grubi në Facebook.

Marketing