Grubi: BDI si pionier për drejtësi konsideron se vetingu është i domosdoshëm

Në pyetjen e gazetarëve për vetingun dhe përgjegjësinë politike, deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se BDI ka ide për zbatim gradual me ligj adekuat.

Marketing

“Vetingu është zgjidhja më e mirë e mundshme, BDI si pionier i kësaj teme për drejtësi konsideron se është i domosdoshëm ligj. Vetingu i shkallës së parë është me qëllim të verifikohet integriteti i personave me funksion publik dhe nëse vërtetohet se diçka nuk është në rregull, atëherë vetingu i shkallës së dytë të mos ketë gjueti shtrigash por të dimë se çka bëjmë dhe çka duam të arrijmë”, ka thënë Grubi.

Marketing