Grubi: Beteja finale e prijësit tonë, ngadhnjyes në të gjitha betejat (VIDEO)

Zëvëndës kryeministri i parë Artan Grubi,  njëkohësisht  ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në fejsbuk ka publikuar një video me titull ‘Beteja finale e prijësit tonë, ngadhnjyes në të gjitha betejat’ .

Marketing

Videoja është një përmbledhje e veprimtarive dhe sukseseve ushtarake dhe politike të Ahmetit, duke filluar me protestat studentore në Prishtinë, lufta e UÇK-së, Marrëveshja e Ohrit, ndarja territoriale, flamuri shqiptar, gjuha shqipe, kryetari i parlamentit shqiptar, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe një kryeministër shqiptar.

Videoja u postua në momentin kur Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot në hapësirat e misionit të BE -EULEKS në Prishtinë po dëshmon para hetuesve të Prokurorisë Speciale.

Beteja finale e prijësit tonë, ngadhnjyes në të gjitha betejat.

Publiée par Artan Grubi sur Mercredi 2 septembre 2020

 

Marketing