Grubi vazhdon debatin për Kodin Zgjedhor, në agjendë 401 amendamentet e VMRO-së

Kryetari i Komisionit Parlamentar për çështje evropiane Artan Grubi njoftoi se sot do të vazhdoj seanca në të cilën shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Marketing

Dje, seanca u ndërpre për të përkthyer 401 amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Ju njoftojmë se kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi e konvokoi vazhdimin e mbledhjes së 21-të të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për sot 20.07.2018 me fillim në ora 11:00 në Sallën Boris Trajkovski, ku do të shqyrtohen 401 amendamente për pikën e vetme të rendit të ditës: Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar”, njoftojnë nga Parlamenti.