????????????????????????????????????

Në mbledhjen e sotme jemi të nderuar me prezencën e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend, përfaqësuesve të shoqërisë civile, komunitetit akademik, si dhe medieve.

Shpreh falënderim të madh për mbështetjen dhe kontributin e tyre të përhershëm në punën e suksesshme të Komisionit.

Para se të fillojmë me punë, dua në emër të të gjithë neve t’i falënderohem mikut të madh të vendit tonë, ambasadorit britanik, Çarls Garet, për kontributin e tij të madh për Maqedoninë demokratike dhe euroatlantike. Suksesi ynë është i përbashkët. Të gjithë ne ju urojmë juve dhe familjes suaj shëndet dhe sukses në sfidat e radhës.

Vazhdojmë me punë përmes dërgimit të urimeve të sinqerta për Austrinë për kryesimin e saj të tretë me Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht më lejoni të falënderohem për kryesimin e parë të plotë dhe të suksesshëm të Bulgarisë me Këshillin e BE-së me ç’rast duhet të theksoj se shumë e çmojmë përkushtimin e Sofjes për integrimin euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore.

Austria e mori kryesimin në kohën turbulente për Bashkimin Evropian, me idetë reformuese për funksionimin e Bashkimit Evropian, Bregzitin, krizën e emigrantëve, zgjedhjeve të ardhshme në institucionet e BE-së, por edhe me suksesin e trashëguar për vendet e rajonit tonë, me Strategjinë e miratuar për zgjerimin dhe datën për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë pas raporteve pozitive dhe rekomandimit nga ana e Komisionit.

Data është datë. Kështu, anëtarësimi në Bashkimin Evropian realizohet përmes negociatave dhe harmonizimeve të gjata dhe të vështira të cilat janë kusht që të bëhet pjesë e klubit.

Ne jemi të vetëdijshëm për këto kushte, por edhe të përkushtuar t’i realizojmë para zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

Përkushtimi ynë u dëshmua përmes përmbushjes konsensuale të të gjitha reformave prioritare, rrumbullakësimit të pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Republikën e Bulgarisë, Marrëveshjes për kontestin me emrin me Republikën e Greqisë dhe ratifikimin e saj në Kuvend, por edhe vërtetimi i dytë dhe përfundimtar i kësaj marrëveshjeve e cila do të jetë pas tri ditësh këtu në Kuvend.

Ndryshimi në mentalitetin shoqëror në Maqedoni është prova më e mirë se reformat së pari i realizojmë për vete, për shoqërinë më demokratike, për gjyqësinë dhe prokurorinë përgjegjëse, për përgjegjësinë e plotë për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në radhët e politikës dhe gjyqësisë, por edhe mediet dhe organizatat civile aktive dhe njëkohësisht përgjegjëse shoqërore.

Para nesh janë sfida tjera të mëdha, siç është prononcimi i qytetarëve, amendamentet kushtetuese, reformat e vazhdueshme, realizimi i programit, zhvillimi, përgjegjësia dhe ndëshkimi ku konstatohet krimi, në çdo nivel.

Gjithë këtë e arritëm me koalicion vështirë të arnuar dhe minimal, por me viktimizim dhe përkushtim të madh, si dhe me rezistencë ndaj kërcënimeve dhe sfidave. Dhe, jemi të gatshëm ta përfundojmë rrugën e filluar, sepse jemi të bindur se është rruga e drejtë për shtetin tonë.

Ne e realizojmë pjesën tonë, por kemi nevojë të pakrahasueshme dhe Bashkimi Evropian, secili nga vendet anëtare veçmas, gjithashtu të jetë në nivel të detyrës dhe frymës themeluese në të cilën bazohen themelet e projektit paqësor evropian.
Në fund, ne jemi vlerë e shtuar për Bashkim Evropian më të fuqishëm dhe më të sigurt, ne jemi zgjidhje e jo problem dhe kjo u dëshmua në dritën më të fuqishme gjatë kohës së krizës së emigrantëve.