Grubi: Data për ne është klasë ku duhet të mësojmë dhe në fund të diplomojmë

Kryetari i Komisionit Kuvendor për çështje europiane Artan Grubi, dërgoi letër deri tek kolegët e Unionit Europian ku apeloi t’i jepet mbështetje vendit për siç e quajti ai, ëndrën europiane me vërtetim të propozimit për fillim të negociatave në qershor, përcjellë Zhurnal.

Marketing

Siç tha Grubi, data për negociata për ne, e hapë derën e klasës në të cilën duhet të mësojmë dhe të kalojmë 35 provimet, dhe në fund të diplomojmë.

“Data për ne, na hapë derën e klasës, ku vazhdimisht duhet të mësojmë dhe të kalojmë 35 provimet, dhe në fund të diplomojmë. Ju miqësisht na frymëzoni të tregojmë lidership dhe të zgjidhim të gjitha çështjet tona, ashtu dhe siç bëmë, ndërsa tani gjithashtu, ne miqësisht ju frymëzojmë të na jepni shansë neve dhe Europës së bashkuar”, ka shkruar Grubi.

Ai shton se caktimi i shtetit për anëtarësim në BE është i padyshimt, mbipartiak dhe i vërtetuar nga kjo përbërje e Kuvendit, me sjelljen njëzëri të Deklaratës për përshpejtim të reformave dhe proceseve integruese për anëtarësim në Unionin Europian, nga ana e gjitha partive politike.

“Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin tonë dhe atë grek, çështja për përdorimin e emrit kushtetues të vendit, për fat të mirë, u përmbyll me sukses. Dy vendet bënë përpjekje të mëdha për tejkalimin e këtij kontesti bilateral. Njëkohësisht nënshkruam dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e bullgarisë, me çka vërtetuam qëllimet tona për zbutjen e marrëdhënieve me fqinjët tanë, që është parakusht për prosperitet dhe zhvillim. Përskaj kësaj, vendi me përkshtim ka punuar në detyrat reformuese në: Gjyqësi, luftën kundër korrupcionit, zbulim dhe reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, e të cilat an u thanë vitin e kaluar nga Këshilli i BE-së, si kyçe për marje të datës”, thekson Grubi.

Në letër, Grubi u’a rikujtoi atyre edhe faktin që vendi kishte marë status kandidati edhe në vitin 2005, ndërsa në 2009tën Unioni Europian madje ka dhënë propozim për fillim të bisedimeve.

Marketing