Grubi-Dedaj: Përkrahje për ish drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot realizoi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.

Marketing

Sic thuhet në një komunikatë nga Kabineti I Zv/Kryeministrit të Pasrë, Grubi bashkëbisedoi me ambasadorin Dedaj për ngjarjet aktuale në vend dhe bashkë shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Grubi – vijon komunikata- me këtë rast theksoi shpresën që në Republikën e Kosovës me 14 shkurt të mbahen zgjedhje te lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë sa më shpejtë me qëllim që të vijojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë. Shpresoj që ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen dhe del në dritë – thuhet në komunikatë.

Të dy bashkë u pajtuam se procesi i regjistrimit të popullsisë në vend është një proces i cili duhet të mbahet pasi që regjistrimi i fundit ka ndodhur në vitin 2002. Grubi i ka thënë ambasadorit Dedaj se regjistrimi i popullsisë i nevojitet RMV-së me qëllim të zbatimit të politikave të barabarta dhe të drejta – thuhet në komunikatën nga Kabineti I Zv/Kryeministrit të Parë. 

Marketing