Grubi dhe Hasani dhuruan pako për fëmijët e shoqatës “Bashkarisht Mundemi”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani sot qëndruan në Gostivar ku takuan fëmijët e Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkarisht Mundemi” dhe u dhuruan pako me rastin e festave të fundit, njofton Gostivari Sot.

Marketing

“Sot Engjujt e shoqatës tonë i nderoj dhe u dhuroj pako për Vitin e Ri më i respektuari zv. Kryeministri i parë shqiptarë z. Artan Grubi si dhe zv. Ministrin e Mbrojtjesh më i respektuarin z. Bashkim Hasani. Ishte nderë dhe kënaqësi e veçant e jona që për herë të parë të na vizitojë zv. kryeministrin z. Artan Grubin. Në emër të këtyre engjujve, prindërve të këtyre engjujve dhe në emrin tim personal i falemenderohemi përzemërsisht zv. Kryeministrit z. Artan Grubi si dhe zv.Ministrit z. Bashkim Hasani për surprizat dhe i cili na premtoj se do na mbështes dhe do jenë në krah të këtyre engjujve”, u shpreh Kryetari i shoqatës, Shpendi Salija.

Me këtë rast, për zëvendëskryeministrin Grubi dhe zëvendësministrin e mbrojtjes, Bashkim Hasani, drejtuesit e shoqatës ndanë mirënjohje.

Marketing