Grubi dhe Muça vizituan hapësirat e Shoqatës për fëmijët me nevoja të veçanta “Dua Ylberin”

Zv/ kryeminstri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardijan Muça vizituan sot hapësirat e Shoqatës për nevojat e veçanta “Dua Ylberin” në Çair duke qëndruar në shoqëri të fëmijëve në oborrin e gjelbëruar të kësaj qendre edukative.

Marketing


Nuk ka ndjenjë më të bukur se të bëhesh arsye e lumturisë dhe buzëqeshjes së fëmijëve, të investosh për një jetë më cilësore dhe gjithmonë në shërbim të tyre. Sot bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardijan Muça vizituam Shoqatën për fëmijët me nevoja të veçanta “Dua Ylberin” në Çair dhe bashkë me fëmijët shijuam oborrin e gjelbëruar për mrekulli. Bashkë vizituam edhe hapësirën për dhomë senzorike që do të bëhet në këtë qendër edukative. Gjithmonë në dispozicion dhe në përkrahje të fëmijëve dhe qendrave për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta! – u shpreh Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Grubi në postimin e tij shprehu poashtu edhe respektin e tij për angazhimin e madh të drejtuesve dhe punonjësve të institucionit “Dua Ylberin” në ndihmë të prindërve dhe fëmijëve.

Marketing