Grubi: Dy maqedonasit po na sjellin krizë politike, shëndetësore dhe ekonomike, koha është për shqiptarin

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar ngjarjet e fundit të dy liderëve poltik maqedonas Zoran Zaevit dhe Hristjan Mickovskit të cilët po tallen në kurizin e qytetarëve në këtë kohë krize shëndetësore. Sipas Grubit dy kandidatët maqedonas për kryeministër shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore, përcjell TS.

Marketing

“Papërgjegjësia e “klubit eksluziv “maqedonas, e dy kandidatëve maqedonas për kryeministër po na shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore (me nëntë viktima sot) dhe ekonomike, edhe atë vetëm për inatet e tyre për një javë dallim midis njërit dhe tjetrit.

Prandaj kemi nevojë për kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, person të përgjegjshëm që punon për interesat e qytetarëve dhe jo të partive” ka shkruar Grubi duke ia shtuar edhe slloganin e fundit që vazhdon të mbështetët nga të gjithë qytetet shqiptare “PSE JO”

Ndryshe Zoan Zaev vazhdon të kërkojë zgjedhje me 8 korrik, ndërsa Mickovski kërkon që zgjedhjet të mbahen në mes të korrikut, ndërsa BDI vazhdon të mendojë për shëndetin e qytetarëve në radhë të parë e më pas për zgjedhjet.

Marketing