Grubi e ka një porosi për deputetët e VMRO-së!

“Mësoni gjuhën shqipe sepse është gjuhë e së ardhmes” kështu ju tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi deputetëve të VMRO-së sot në seancën e komisionit parlamentar për integrime evropiane ku temë diskutimi ishte “Rishikimi i proceseve të integrimeve evropiane në Republikën e Maqedonisë Veriore pas Samitit të Këshillit Evropian në Tetor 2019”, përcjell TS.

Marketing

Vërejtja e deputeti të BDI-së, Artan Grubit erdhi pasi deputetët e opozitës veçanërisht ata të VMRO-së reagun pasi nuk kishin kufje për përkthim, pasi komisioni drejtohet në gjuhën shqipe sipas Rregullores së Punës të Parlamentit. Ai gjithashtu u kërkoi shërbimeve parlamentare të sigurojnë kufje për të gjithë deputetët.

Në këtë seancë u përgjigjën zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në mbledhje ishin të ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar dhe atij joqeveritar, komuniteti akademik, mediumet dhe të tjerë./TS/

Marketing