Grubi: Është dashur prokurim rajonal i vaksinave

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënies midis bashkësive Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin debativ Click plus ku ka folur mbi furnizimin e vaksinave për qytetarët në vend, ai ka thënë se është dashur një qasje më ndryshe në furnizimin e tyre.

Marketing

Në fillet e aplikimit 24 qershor se tashmë bëhet 1 vit nga fillimi i Pandemisë, kemi pasur qeveri teknike dhe aplikimi e ka gjetur vendin pa institucione, më pas kemi dalë në ndihmë edhe qytetarëve dhe biznesit duke ndarë pako ekonomike dhe për rroga, duhet kuptuar se shumica e qytetarëve kanë bërë terapitë në mënyrë individuale dhe tash me masat e reja bëjmë mbulimin e tyre edhe për ata që udhëtojnë në vendet fqinje, rrethanat kanë qenë të tilla dhe tash është më ndryshe, Filipce në disa prej takimeve që kemi pasur vërtetë ka bërë përpjekje për të siguruar ato dhe ndoshta këtu bëhet gabime por përpiqemi e puna nuk është bërë, unë mendoj se është dashur të zgjerohet ekipi qeveritar për sigurimin e vaksinave dhe ndoshta një qasje rajonale përfshirë dhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, sikur të kishim bërë një prokurim të përbashkët, ka thënë kështu Grubi.

Marketing