Grubi flet rreth deklaratave të Manojllovskit

Deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski kërkon amnesti për funskionarët e akuzuar të VMRO-DPMNE-së. Nga foltorja e Kuvendit ai porositi se amnistia për zyrtarët e VMRO-së do të jetë më pak e dëmshme për shtetin se sa dështimi i marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Secilit nga VMRO-ja që do të votojë për këtë propozim, shteti t’i qëndroj pas dhe t’i garantojë të ardhmen e tyre. Por fillimisht duhet të votojnë dhe të dihet se kush ka votuar. Të amnestohen të gjithë që kanë gabuar deri më tani. Amnestia për të gjithë kushton më pak dhe gjithcka tjetër është shumë e shtrenjtë- deklaroi Branko Manojllovski, Deputet i BDI-së.

Bashkëpartiaku i tij Artan Grubi tha se qëndrimi i Manojllovskit nuk paraqet qëndrimin partiak por atë personal.

Ashtu sic keni ju të drejtën e mendimit persponal e ka edhe zotri Branko Manojllovski e ka të drejtën e mendimit personal i cili nuk paraqet qëndrimin e grupit parlamentar të BDI-së e aq më shumë të BDI-së si parti politike- thaArtan Grubi, Deputet i BDI-së.

Deputeti opozitar, Panço Minov kërkon që emri fillimisht të ndryshohet për përdorim të jashtëm dhe pas anëtarësimit në NATO të vlejë “erga omnes”.

Propozimi im është shumë thelbësor, emri të vlej nga finalizimi i kapitujve për anëtarësim në BE. Këtë nuk e propozoj vetëm deri tek ju por edhe deri tek lideri im Stevço Jakimovski dhe lideri i koalicionit Hristijan Mickoski- pohoi Panço Minov, Deputet i OQM-së.

Shumica porositi deputetin Minov që këto qëndrime t’i shpalosë me amendamente gjatë fazës së dytë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se Komisioni për cështje historike mes dy vendeve nuk prek historinë e Maqedonisë.

Ashtu siç neve kemi opozitë kanë edhe ata. Cila është kritika kryesore e opozitës së tyre ndaj Qeverisë, cështjet e identitetit. Tek ne kritika e opozitës është përfshirja e marrëveshjes- deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Në seancën plenare nuk u paraqitën deputetë e VMRO-DPMNE-së, Sashe Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov të akuzuar për 27 prillin, të cilët një ditë më parë dolën nga paraburgimi. Mos prezencën e tyre e arsyetuan me pjesëmarrje në gjykimin për dhunën e përgjakshme në Kuvend. Ndërkohë kolegët e tyre sot janë tërhequar të gjithë nga fjalimet procedurale si revoltë ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi i cili i mohoi kërkesën kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski për të mbajtur fjalim para deputetëve në Kuvend. Jo zyrtarisht shumica planifikon që të premten në mesditë të vendos nevojën për ndryshime kushtetuese në votim.Alsat-m