Grubi fton edhe Vllehët të bëhen pjesë aktive e regjistrimit

Ka vazhduar për të tretën ditë me rradhë takimi i
Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me përfaqësues të
komuniteteve këtë herë me atë vlleh me të cilët është diskutuar për
çështjen e regjistrimit në vend, si një nga proceset e rëndësishme për
Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie
ndërmjet bashkësive vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë
komunitetet në vend si një portë në të cilën ata mund të gjejnë
mbështetje pasiqë vetëm në këtë mënyrë shoqëria në vend mund të jetë e
barabartë.
Senzibilizimi dhe mobilizimi për regjistrim të popullatës ishte pika
kryesore e diskutimit mes bashkëbiseduesve me theks të veçantë tek
komuniteti vlleh.
Përfaqësuesit e komunitetit vlleh si dhe të tjerët duhet në formë aktive
të përfshihen sa më shumë dhe institucionet e vendit ju qëndrojnë në
dispozicion të plotë për t’ju ndihmuar.
Marketing