Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar lidhur me miratimin e Pakos së 6 të masave ekonomike nga ana e Qeverisë.

Qeveria i dha dritë jeshile pakos së gjashtë ekonomike.

Me këtë vendim siguruam 17,8 milion euro.

Përmes pakos së gjashtë të masave ekonomike do të jepen kredi për subjektet radiotelevizive;

Do të mbështetet likuiditeti i kompanive që riinvestuan fitimet e tyre për vitin 2019;

Financiarisht do të përkrahim rreth 6.000 kompani të sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë;

Siguruam përkrahje financiare edhe për restorantet e dasmave, industrinë e eventeve, këndet e lojërave, qendrat e fitnesit, klubet e natës dhe agjencitë turistike, pa harruar edhe estradën dhe ciceronët turistik.

blob:https://www.facebook.com/2815f623-e88c-43a5-a7d8-4fe5ff0d627b