Grubi: Gjuha Shqipe futet në Prokurorinë Publike

Gjuha shqipe futet në Prokurorinë Publike (PP). BDI dhe LSDM janë dakorduar edhe për kërkesat e BDI-së, konfirmon për gazetën KOHA, Artan Grubi, deputet dhe funksionar i lartë i BDI-së.

Marketing

“Do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejt. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për Prokuror Publik”, deklaroi për KOHA, deputeti Grubi.

Siç mëson KOHA, kërkesa e tretë e Ali Ahmetit për “Badenterin” nuk është pjesë e ligjit për arsye se i njëjti funksionon gjatë zgjedhjes së Prokurorëve Publik për krim të organizuar.

Marketing