Grubi ia thanë pështymën Zaevit

Artan Grubi thotë se thënia “Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi budallallëqe” është karaktaristikë e duhur për kryeministrin, duke nënvizuar se Zaev ato fjalë i ka thënë pikërisht për veten e vet. Grubi e cilëson këtë si një moment vetëreflektimi dhe vetëkritike të kryeministrit.
“Vlerësoj se deklarata e kryeministrit ka të bëjë me atë vetë dhe është një moment i vetëreflektimit dhe i vetëkritikës së shpeshtuar nga ana e tij, të cilën e shohim të përcjellur edhe me kërkimfalje më pastaj. Por unë vlerësoj se është një karakteristikë e duhur për kryeministrin”, ka deklaruar Artan Grubi.

Marketing
Marketing