Grubi: Ja si do të zgjidhet Kryeministri Shqiptar

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka dhënë një intervistë për Sitel TV në lidhje me idenë për Kryeministrin e parë shqiptar të vendit.

Marketing

Edhe pse kjo ide u kundërshtua nga dy partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE me arsyen që mandatari për kryeministër do t’i takon partisë që do të fiton zgjedhjet, Grubi shprehet që shteti ynë tashmë i ka tejkaluar të gjitha paragjykimet dhe dëshmua që kur me institucionet do të drejton kuadër që propozohet nga BDI apo BDI e mbështet, këto institucione menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ashtu siç e pamë kryesimin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë nga një kuadër shqiptar dhe arritëm suksese më të mëdha si shtet dhe tashmë jemi anëtare e NATO-s dhe filluam bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërruam kushtetutën, bëmë marrëveshje me të gjithë fqinjët dhe për momentin jemi shtet me pozicion më të fuqishëm nga shtetet e tjera të rajonit. Vlerësojmë që me vetëdije dhe në mënyrë të natyrshme të tejkalohet paragjykimi i fundit, dhe kjo është zgjedhja e një shqiptari për Kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Grubi në edicionin e lajmeve në Tv Sital.

Sipas tij, me këtë ide, do të jepet kontribut në tejkalimin e paragjykimeve dhe do të vijë në shprehje një shoqëri e përbashkët për të gjithë.

Me këtë rast, Grubi potencoi që tashmë ka ardhur koha që në RMV të zgjidhjet një Kryeministër Shqiptar, dhe se ky qëllim është i arritshëm.

Në pyetjen nga studio e TV Sitel se pasi dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas refuzuan idenë për Kryeministër shqiptar, a do të thotë kjo që BDI nuk do të ketë me kë të bëjë koalicion, Grubi me përgjigje:

“Nuk ishin të magjepsur pasi e dinë që BDI atë që e projekton edhe e realizon. Dhe kjo do të thotë që të dy kandidatët për Kryeministër nuk do të jenë Kryeministra dhe ai person do të jetë kandidati që do ta propozojmë ne. Dhe për këtë shkak, besoj që kishte reagime të tilla agresive nga ana e dy partive politike maqedonase”, tha Grubi, përcjell Flaka

Grubi deklaroi që partitë politike maqedonase, por edhe edhe shqiptarët dhe maqedonasit e dijnë që BDI atë që e premton edhe e realizon.

Grubi është përgjigjur edhe për dilemën që BDI nuk ka 61 vota për të zgjedhur një Kryeministër shqiptar, duke kujtuar opinionin që edhe për Kryeparlamentarin shqiptar BDI nuk kishte 61 vota të nevojshme në Parlament, por Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar kuvendi.

“Ju e dini që BDI nuk kishte 61 vota në Parlament për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por me koncensus u siguruan votat e nevojshme që Talat Xhaferi të zgjidhet Kryeparlamentar. Po ashtu, edhe Zoran Zaev nuk i fitoi zgjedhjet në vitin 2016 dhe kishte vetëm 49 deputetë, dhe duhej të bëjë kompromis me partitë e tjera politike që të fiton postin e mandatarit për Kryeministër të RMV. Për ate, me politikën konsensuale që e solli BDI, qoftë në zgjedhjet lokale apo presidenciale, vlerësojmë që konsesualiteti do të mbizotëron dhe se do të arrijmë qëllimin tonë që të kemi Kryeministrin e parë Shqiptar”, theksoi mes të tjerash Grubi.

Grubi më tej shtoi që me zgjedhjen e një Kryeministri shqiptar, të gjithë qytetarët pa përjashtim do të jenë të kënaqur dhe do të fitojnë ende më tepër.
Grubi në intevistën për Tv Sitel është shprehur që slogani “Një Shoqëri për të gjithë” e promovuar nga partneri i koalicionit qeveritar, LSDM ende nuk ka arritur nivelin e duhur, duke pasur para sysh që ende ekziston drejtësi selektive dhe padrejtësi gjatë punësimeve, përcjell Flaka

“Ju si Sllavica do të punësoheni si shqiptare në administratë. Pamë raste të tilla të panumërta. Shohim përfaqësim jo adekuat në shumë pozicione dhe reagimet e fundit të dy subjekteve politike maqedonase për idenë e BDI flet për paragjykim ndaj pjesës tjetër etnike të shoqërisë. Kjo flet për mosgatishmëri nga ana e tyre që të pranojnë barabarsi me një shqiptar apo ndonjë përfaqësues të ndonjë komuniteti tjetër”, tha Grubi.

Sipas tij, për këtë shkak është BDI këtu për të tejkaluar këto paragjykime dhe të tregon se si në Parlament, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme, Federatën e Futbollit apo më herët me Ministrinë e Brendshme apo Ministrinë e Mbrojtes, se me menaxhimin e këtyre institucioneve do të tregojmë lojalitet ndaj shtetit dhe do të dëshmojmë se jemi të përkushtuar që të mbrojmë interesat e shtetit dhe të integrojmë shtetin në BE siç e integruam në NATO”.

Në intervistën për edicionin e lajmeve në Sitel TV, Grubi është pyetur për idenë e Kryeministrit shqiptar, dhe nëse BDI ka mbështetjen e subjekteve tjera politike shqiptare, respektivisht nëse BDI ka bisedime me partitë e tjera shqiptare rreth kësaj ideje, përcjell Flaka.

“Neve më së shumti na duhet mbështetja e qytetarëve shqiptarë por edhe qytetarëve të tjerë të cilët do ta mbështestin këtë iniciativë dhe që do të vlersonin që BDI e realizon atë që e premton. Besoj që edhe partitë e tjera shqiptare do t’i bashkëngjiten idesë së BDI-së par zgjedhjeve parlamentare”, tha Grubi.

Marketing