Deputeti i BDi-së, Artan Grubi, thotë se partia e tij po bënë përpjekje që gjithë administratës shtetërore t’i dilet në ndihmë duke propozuar ndryshim të ligjit me të cilin parashohim:

1. Njohje të diplomave të të gjithë atyre administratorëve që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer fakultet. Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.

2. Avansim meritor të papenguar nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune.

Besoj që shumë shpejtë do të arrijmë ta miratojmë edhe këtë ligj aq shumë të pritur nga administrata.” – thotë Grubi