Grubi: Jam dëgjuar me Jahoskin, ndjehet mirë edhe ai edhe të gjithë të BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, para gazetarëve komentoi edhe për shëndetin e bashkëpartiakut të tij, Ismail Jahoski i cili dje u diagnostifikua me virusin korona, raporton TV21.

Marketing

Grubi theksoi se deputeti Jahoski ndjehet mirë duke shtuar se asnjë nga koleget deputetë nuk kanë simptoma të virusit korona.

“Vonë u dëgjova me të. Ndihet mirë dhe pritet që këto ditë të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë me mjekimin dhe sigurisht, asnjë nga kolegët e tij, as nga ne nuk ka asnjë simptomë. Për çfarë do të duhej të brengosemi. Sërish, dua të apeloj deri te qytetarët, t’u përmbahen masave dhe t’i shmangen tubimeve dhe kontakteve të panevojshme”, deklaroi Artan Ggrubi nga BDI.