Grubi: Jam i bindur se të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje, mundësi që të votohet në disa ditë

Artan Grubi nga BDI-ja, sonte në emisionin Studio e hapur në TV 24Vesti, tha se partia e tij mbetet në vendimin që zgjedhjet të mbahen në korrik, duke shprehur bindje se të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje.

Marketing

“Unë jam i bindur se çdo termin që do të përcaktojmë për mbajtjen e zgjedhjeve, të gjitha partitë do të marrin pjesë, pasi nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin që të mos marrin në zgjedhje, të cilat janë të njohura nga të gjitha institucionet dhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe me monitoring të OSBE/ODIHR-së”, tha Grubi.

Ai shtoi se janë të mundura ndryshime të kodit zgjedhor, me çka do të mund të votohet disa ditë.

“Një ditë do të votonin pensionistët, një ditë ata që janë në izolim, a të tjerët në ditën e tretë, është një nga zgjidhjet e mundura, të miratuara me dekret”, vlerëson Grubi.

Lidhur me atë se nëse opozita do të merr pjesë në zgjedhjet, Grubi vlerëson se bojkoti nuk i ka sjellë sukses asnjë partie politike dhe se nuk dëshiron të përzihet në vendimet e partive tjera dhe nuk e ka dëgjuar fjalën bojkot nga ana e opozitës.

“Bojkoti nuk i ka sjellë sukses asnjë partie politike. Që të ketë bojkot, duhet të ketë arsye të fuqishme. Nuk mund të garojmë, nuk mund as Mickoski, Zaevi ose Ahmeti të garojnë se kush më shumë kujdeset për shëndetin publik”, tha Grubi për TV 24Vesti.

Marketing